Artan Hoxha rrëfen me kë ishte në shtëpi Dritan Rexhepi kur u arrestua

3 ditë më parë u arrestua në Stamboll, në një kompleks vilash, i shumëkërkuari Dritan Rexhepi. Në emisionin e kësaj të Hëne në “Opinion”, gazetari Artan Hoxha jep detaje pikërisht për momentin e prangosjes së Rexhepit.

Ai thotë se operacioni u zhvillua të mërkurën e shkuar, ndërsa lajmi për operacionin e madh u publikua dy ditë më pas.

Sipas Hoxhës, në momentin që Forcat Speciale i kanë shkuar në shtëpi, Rexhepi ka qenë bashkë me gruan ekuadoriane dhe dy fëmijët e mitur. Është kjo rrethanë, ajo që e ka detyruar atë të mos bëjë asnjë tentativë për t’u arratisur.

-Në çfarë rrethanash është arrestuar?

Artan Hoxha: Në fakt ai lajm ka dalë të Premten në mëngjes nga ministri i Brendshëm turk, por ai është arrestuar të Mërkurën në darkë. Në datën 8.

-Derisa kanë bërë verifikimet ata nëse bëhej fjalë për të njëjtin person apo jo?

Artan Hoxha: Operacioni është bërë në mbrëmje, atë natë në Stamboll në kuadër të këtij operacioni të gjerë të Interpolit, janë arrestuar 22 persona. Mes tyre, si duket më i rëndësishmi ka qenë Dritan Rexhepi. Forcat që dërgohen atje janë Forca Speciale, në banesë, ata që bëjnë arrestimin brenda duket se kanë veshje tjetër. Në banesë ka qenë bashkëshortja e tij ekuadoriane, dy fëmijët e mitur që i ka, se i ka dy fëmijë të vegjël.

-Aa se ishte martuar në Ekuador?

Artan Hoxha: Po është i martuar. Ka dy fëmijë të vegjël dhe bashkëshortja ka qenë aty, madje dhe në pamje janë kujdesur, po të shikosh kur dalin bizhutë, ato janë bizhu femrash, të bashkëshortes. Ai sigurisht nuk ka bërë tentativë për t’u larguar sepse ka pasur gruan dhe fëmijët aty. Operacioni është bërë me informacion, pra është dhënë adresa e saktë e tij. Ai ka 9 muaj në Turqi, që ka ardhur nga Amerika Latine. Nga Ekuadori ka ikur në Dhjetor të vitit 2021, në Janar të vitit 2022 është konstatuar mungesa e tij sepse deri aty ai ka pasur dy herë në muaj të paraqitej, të firmoste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com