Armë, telefona dhe dokumente, çfarë u sekuestrua nga operacioni i policisë së Kosovës në Veri

Të enjten, policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në dy fshatrat në veri, në Banjskë dhe në Lozhishtë. Përmes raportit 24-orësh, policia bën të ditur se gjatë bastisjes kanë treguar se në mesin e gjërave të konfiskuar janë edhe disa armë, transmeton Telegrafi.

“Më datë 18.01.2024 Njësiti për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda me vendim të Gjykatës Themelore Prishtinë, kanë bërë kontrollin e shtëpive dhe lokaleve përcjellëse të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, dy telefona, një tytë e trombllonit, dy CD, disa dokumente, një bateri e dorës dhe një këllëf i armës”, thuhet në raportin e policisë.

Policia bën të ditur se njësitet relevante janë duke u marrë me rastin. Ndryshe, bastisjet në veri kanë të bëjnë me barrikadat që janë vendosur në dhjetor të vitit 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *