Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj kërkon lirimin e pasurive të sekuestruara. Nga arratia, Ahmetaj ka bërë kërkesë për të zhbllokuar pasurinë, në Gjykatën e Lartë.
Kjo lëvizje nga ana e Ahmetajt vjen në një kohë kur GJKKO rrëzoi kërkesën e tij për ankimimin e bërë për pasurinë e sekuestruar.
Pavarësisht pretendimit të Ahmetajt, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin e GJKKO. Ndaj në këto kushte, Ahmetaj iu drejtua Gjykatës së Lartë.
Ish-zv.kryeministri është në kërkim ndërkombëtar për akuza të rënda që lidhen me aferat e inceneratorëve.