Arabia Saudite ia fal ‘tradhtinë’ Messit: Kthehu kur të duash te ne, nëse vendos të largohesh nga Miami

Para se të nënshkruante për Inter Miami të David Beckham, Lionel Messi kishte pranuar një ofertë të paimagjinueshme nga një klub i Arabisë Saudite. Në veçanti, Al Hilal i dha atij 1.5 miliardë për ta bërë të tyren.

Megjithatë, marrëveshja nuk u realizua dhe tani lojtari më i mirë në botë po pret një ribashkim me Suarez në Inter Miami në sezonin e tij të parë të plotë në MLS. Megjithatë, nëse ai dëshiron të largohet, Arabia Saudite është aty duke e pritur.

“Arsyet pse ai përfundoi në MLS janë diçka për të cilën nuk kam përgjigje”, tha Drejtori sportiv Michael Emenalo, sipas “The Guardian”, duke shtuar: “Nëse ai vendos sezonin e ardhshëm të vijë këtu, ne do të jemi të lumtur ta mirëpresim atë. Nëse ai dëshiron të qëndrojë në MLS, ne do të jemi shumë, shumë të lumtur për të. Saudi Pro League është e hapur për biznes për çdo superyll që dëshiron të vijë. Nëse ka një indikacion që ndonjë nga superyjet që ju njihni dëshiron të vijë, atëherë ne do të punojmë shumë për t’i marrë ata.”

Një lëvizje në Lindjen e Mesme do ta shihte Messin edhe një herë kundër Cristiano Ronaldos, i cili shpreson t’i japë Al-Nasr titullin e ligës këtë sezon.

Po ashtu, në këtë vend ai do të gjejë ish-bashkëlojtarin e tij të Barcelonës, Neymar, i cili aktualisht luan për Al Hilal, si dhe ish-rivalin e tij, Karim Benzema, i cili tani është në Al-Ittihad./Liberale.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *