Analiza e qeverisjes/ Në Ditën e Rinisë, PS mbledh Kongresin e jashtëzakonshëm, temat kryesore të diskutimeve

Partia Socialiste mbledh sot më 8 Dhjetor, Kongresin e jashtëzakonshëm, ku qeverisja në dy vitet e ardhshme dhe zgjedhjet parlamentare të 2025- ës do të jenë fokusi kryesor i diskutimeve.

Gjatë Kongresit do të miratohen emrat e sekretarëve të rinj edhe pse e kanë marrë detyrën që u caktoi kryesocialisti Rama në shtator të këtij viti.

Në axhendë parashikohet që përpara fjalës së Ramës, që do të mbahet në orën 16:40, në 6 panele njëri pas tjetrit, të përbërë nga ministrat dhe drejtuese të PS-së, të flitet për sektorë, si dhe për platformën e Sekretarit të Përgjithshëm.

Rama do të jetë i fundit që do t’i drejtohet me një fjalim socialistëve. Përgjatë paradites deri në pasditen e vonë në podiumin e Pallatit të Kongreseve do të kenë fjalën e tyre përfaqësues të ndryshëm të qeverisë dhe partisë.

Ashtu si me kongresin e fundit, në gjashtë panele të ndryshme, ministrat do të bëjnë një përmbledhje të arritjeve në çështje të rendit, sigurisë, energjisë apo shëndetësisë dhe do të prezantojnë synimet deri në përfundim të mandatit të tretë qeverisës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com