Gati 20 vjet që nga debutimi i tij në “Grey’s Anatomy” të ABC-së si neurokirurg Derek, sharmi i Patrick Dempsey mbetet dhe mbizotëron, sipas People. Revista e quajti atë mashkullin më seksi në botë për vitin 2023, një zhvillim që ai nuk e priste.
Pasi raportoi People, 57-vjeçari Dempsey tha: “Më vjen mirë që po ndodh në këtë pikë të jetës sime. Është mirë të kesh njohjen dhe padyshim që më fryn pak egon, por më jep hapin për ta përdorur atë për diçka pozitive.”
Siç ka deklaruar edhe vetë aktori, ka mbetur i shokuar kur ka marrë vesh lajmin. “Isha totalisht i shokuar dhe më pas fillova të qesh, sikur të ishte një shaka, apo jo? E kisha harruar plotësisht dhe nuk e kisha menduar kurrë të isha në këtë pozicion”.
Në vitin 2022, i njëjti titull shkoi për Chris Evans dhe në fakt, aktori ishte bërë viral me deklaratën e tij, pak pasi e mori vesh, siç kishte thënë: “Mamaja ime do të jetë shumë e lumtur”.
I lindur më 13 janar 1966 në Lewiston, SHBA, Dempsey u prezantua me publikun e gjerë për rolin e tij si Dr. Derek Shepherd i njohur si “McDreamy” në serialin e suksesshëm dhe të gjatë të dramës mjekësore “Grey’s Anatomy”. Portretizimi i neurokirurgut simpatik e bëri atë të dashur për audiencën në mbarë botën dhe kur iu desh të linte serialin sepse personazhi i tij vdiq, pati një reagim të fortë.
Karriera e Dempsey filloi në vitet 1980 me paraqitjet në filma si ‘Can’t Buy Me Love’ dhe ‘Loverboy’. Më vonë ai luajti në filma të ndryshëm si ‘Enchanted’, ‘Sweet Home Alabama’ dhe ‘Made of Honor’.
Përveç talentit të tij në aktrim, Patrick Dempsey ka një pasion për motorsportin. Ai ka marrë pjesë në gara të ndryshme profesionale. Krahas karrierës së tij në argëtim, ai njihet për veprimet e tij filantropike, veçanërisht në fushën e kërkimit të kancerit dhe mbështetjen e pacientëve./Liberale.al