Arrest me burg ka caktuar Gjykata e Posaçme për Dritan Stokën, specialistin e Kadastrës të arrestuar për korrupsion në zgjedhje. Sipas SPAK, Stoka iu premtonte qytetarëve kryesisht të zonës së Saukut legalizim të banesave në këmbim të votave.
Ndërsa ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kryeplakun e lagjes se re në Sauk Agim Osmanin, nga arrest në burg në arrest shtëpie.
Edhe për Alqi Hajdinin, ish-juristin e Kadastrës, gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.