Asistent Sekretari Amerikan i Shtetit për çështjet e Europës dhe Euroazise, Jim O’brian zhvilloi një takim me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.
Kryeprokurori i SPAK dhe prokurorë të tjerë prej disa ditësh ndodhen në SHBA. O’brian u shpreh i impresionuar nga rezultatet e reformës ne drejtësi.
Në një reagim ne rrjetin social “X” zyrtari i larte amerikan thekson se reforma ne drejtësi po tregon se askush nuk është mbi ligjin.
“Kënaqësi që takova kreun e SPAK Altin dumani. Është impresionuese të shohësh se si reforma në drejtësi po jep rezultate reale për njerëzit në Shqipëri, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi që është esenciale për të ardhmen europiane të Shqipërisë.”, -thekson zyrtari i larte amerikan, ku publikon edhe një fotografi me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe ish-ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.