E rëndë në Durrës! I moshuari sulmohet barbarisht nga dy qen, niset me urgjencë në spital

Një person është sulmuar rëndë nga dy qen këtë pasdite në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13, në zonën e Plazhit. Paraprakisht, raportohet se shtetasi me iniciale H.B., rreth 70-vjeç, ka qenë duke ecur në rrugë, kur dy qentë e llojit “Pit bull” e kanë sulmuar agresivisht, sikurse thonë dëshmitarët.

Ndërkohë, menjëherë kanë ndërhyrë banorë të zonës, që janë përpjekur të ndihmojnë të moshuarin, që mbeti i plagosur rëndë.

Ai është dërguar në spitalin e Durrësit, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com