4 persona të maskuar rrahin barbarisht 28-vjeçarin në Pogradec

4 persona të maskuar kanë rrahur barbarisht një të ri në Buçimas të Pogradecit.

A2 CNN mëson se autorët kanë qenë me një pasat pa targa e kanë gjuajtur me leva dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

I riu A. J., 28 vjeç, banues në Buçimas ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

“Më datë 06.01.2023, rreth orës 10:40, në fshatin Buçimas, gjatë një konflikti midis disa personave dyshohet se është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. J., 28 vjeç, banues në Buçimas, i cili u dërgua për mjekim në spital.  Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

/f.s

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *