Plagosi 33-vjeçarin grek, arrestohet në Francë shqiptari

Një shqiptar është arrestuar në Francë, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar. 39-vjeçari u arrestua në Lion të Francës.

Mëngjesin e 10 shtatorit 2023, ai plagosi një 33-vjeçar grek. Atë ditë, dyshohet se shqiptari ka debatuar për një arsye të panjohur me 33-vjeçarin dhe teksa fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, pas disa sekondash është kthyer duke i nxjerrë një pistoletë.

Më pas ai ka vënë në shënjestër 33-vjeçarin, e ka qëlluar me saktësi një herë, duke e plagosur në këmbën e majtë dhe më pas ka ikur në këmbë. Menjëherë pas aktit të tij, autori është larguar nga Greqia dhe është arratisur drejt Shqipërisë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *