Ylli i “Fast & Furious” në telashe, Vin Diesel akuzohet për sulm seksual nga ish-asistentja

Ylli i filmave të Hollivudit, Vin Diesel në telashe. Aktori është paditur për sulm seksual nga ish asistentja e tij Asta Jonasson. Sipas medieve të huaja ngjarja dyshohet se ka ndodhur në dhomën e një hoteli në Atlanta, ku aktori po xhironte filmin “Fast & Furious 5” në vitin 2010.

Në ankesën e paraqitur në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, Jonasson pretendon se aktori e përplasi për muri dhe kreu veprime të pahijshme para saj. Ish-asistentja pretendon se motra e aktorit, presidente e One Race Productions në atë kohë, e thirri disa orë pas sulmit të supozuar dhe njoftoi shkarkimin e saj.

“Ishte e qartë për të se ajo po pushohej nga puna sepse nuk ishte më e dobishme. Vin Diesel e kishte përdorur atë për të përmbushur dëshirat e tij seksuale.”, thuhet në padi. Ndërsa avokati i aktorit ka mohuar akuzat duke thënë se “Vin Diesel e mohon kategorikisht këtë pretendim në tërësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com