I kërkohet të paguajë 148 milionë dollarë për shpifje, ish-avokati i Trump-it shpall falimentimin

Rudy Giuliani shpalli falimentimin, disa ditë pasi u urdhërua të paguante 148 milionë dollarë si pjesë e një padie për shpifje.

Në kërkesën drejtuar gjykatës federale për falimentimet në Nju Jork, ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut përmend rreth 153 milionë dollarë borxhe ekzistuese ose të mundshme, përfshirë qindra mijëra dollarë në detyrime në taksa, para që u detyrohet avokatëve dhe miliona dollarë që mund t’i duhet të paguajë në procese ligjore kundër tij.

Shifra më e lartë janë 148 milionë dollarët që ai u urdhërua të paguajë një javë më parë për deklarata të rreme për punonjësit e zgjedhjeve në shtetin e Xhorxhias lidhur me garën presidenciale të vitit 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *