Xi Jinping mbërrin në SHBA, vizita e parë pas 6 vitesh, çfarë pritet nga takimi me Biden

Udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping mbërriti në San Francisko për të marrë pjesë në një samit të shumëpritur me Presidentin e SHBA, Joe Biden.

CNN shkruan se fakti që Xi është në udhëtimin e tij të parë në SHBA, në gjashtë vjet, një vizitë katër-ditore që përfshin pjesëmarrjen e tij në forumin ndërkombëtar të Bashkëpunimit Ekonomik të Azisë Paqësorit, çka dhe është përshkruar në vetvete si një vizitë e jashtëzakonshme për një udhëhehës kinez.

Udhëheqësit e 2 ekonomive më të mëdha në botë janë takuar për herë të fundit në një mbledhje ndërkombëtare në Bali në Nëntor të vitit 2022.

Xi shkon drejt samitit, ndërsa përpiqet që të ringjallë një ekonomi të lëkundur kineze, e parikuperuar plotësisht pasi kontrollet e rrepta si pasojë e pandemisë u lehtësuan, me tregun e pronave në krizë dhe papunësisë rekord të të rinjve.

Nga ana tjetër, Presidenti i SHBA, Biden e gjen veten të lidhur me sfidat ndërkombëtare nga lufta në Ukrainë deri te konflikti i fundit në Gaza. Teksa kërkon për rizgjedhje vitin e ardhshëm, Biden kërkon të përmirësojë marrëdhëniet me Kinën, .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *