Wisner: SHBA mbështet reformat në përputhje me kushtetutën dhe pavarësinë e gjyqësorit!

Përfaqësuesi i ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner, në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës së Drejtësisë, tha se SHBA është krenare që mbështet drejtësinë në Shqipëri, ndërsa paralajmëroi se institucionet do të jenë afatgjata.

Wisner tha se pritshmëritë për drejtësinë janë të mëdha, ndërsa theksoi se politika duhet të bëjë më shumë.

‘Shteti i së drejtës që duhet të jetë në qendër të angazhimeve tona, Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë apo perfekte port ë gjithë qytetarët shqiptarë do të jenë krenar për punën e bërë. Ju dhe institucionet e tjer atë pavarura po sillni përgjegjshmëri për sistemin e drejtësisë duke ndërmarrë veprime kundër krimit të organizuar. Sfidat me të cilat përballeni janë të mëdha, ka pengesa dhe do të ketë më shumë vetting.

Duke qenë se ka presion politik pritshmërie publike janë të mëdha. Është me shumë rëndësi puna juaj. Takimi është një shembull se institucionet nuk mund të punojnë vetëm. SHBA është krenare që punon me drejtësinë për të ndihmuar Shqipërinë që të ketë një të ardhme më të mirë. Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme. Presim që institucionet në drejtësi të jenë afatgjatë, populli shqiptar e kërkon, përpjekjet tuaja për të përmirësuar qeverisjen.

Më shumë duhet të bëhet nga politikanët. SHBA do të mbështesë përpjekjen për reforma në përputhje me kushtetutën dhe pavarësinë e gjyqësorit, inkurajojmë më shumë bashkëpunimin për reformat. Është një hap i rëndësishëm për popullin shqiptar. Nuk është vetëm për institucionet e drejtësisë. Shqipëria SHBA dhe BE kanë besim.’- tha Wisner.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *