Një 41-vjeçar shqiptar, Orjon Llupo, është shpallur në kërkim në Greqi, pasi dyshohet se ka vrarë me thikë pas një sherri 38-vjeçarin grek, Nikolao Mazaraqi.
Bëhet me dije se pas ngjarjes, 41-vjeçari është arratisur në Shqipëri.
Ngjarja ka ndodhur më datë 17 tetor 2023, në një banesë të improvizuar në një truall në zonën e Açarnës, ku i akuzuari pasi ka debatuar me 38-vjeçarin për lëndë narkotike, e ka plagosur në këmbë me një mjet të mprehtë dhe është larguar në këmbë.
Nga hetimet në vendngjarje u gjetën dhe sekuestruan një thikë kuzhine dhe një brisk, ndërsa të pandehurit u identifikuan nga procesi i mëpasshëm para-hetues.
Ndërkohë dosja i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.