“Nuk e njihja fare kur ishte në Polici”, Berisha për arrestimin e Breçanit: S’ ka qenë kurrë afë meje, n

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se nuk e ka njohur Erzen Breçanin, i arrestuar nga SPAK, gjatë kohës që ai ka qenë në Polici.

Ish- kryeministri u shpreh në Euronews Albania se Breçani nuk ka qenë kurrë afër tij, por vetëm ka qenë një mbështetës i opozitës.

Teksa u pyet për momentin e sulmit me grusht në bulevard, Berisha tha se Breçani nuk bëri asgjë tjetër, veçse e shpëtoi agresorin nga dhuna e ushtruar nga badigardët e tij.

nga njerëzit që ka qenë më afër teje, Erzen Breçanin, keni një koment për këtë?

Berisha: S’ka qenë kurrë më afër meje, e kam njohur kur ka lënë Policinë, kur ka qenë në Polici nuk e kam njohur fare. Ka qenë mbështetës i opozitës, i djathtë dhe nuk e kam njohur. Kam atë komënt që kam bërë edhe mbrëmë. Jam për ligjin dhe vetëm ligjin.

Pyetje: Pra në rastin e Breçanit ju keni lënë drejtësinë?

Berisha: Ligjin thashë, jo drejtësinë. Janë dy gjëra të ndryshme, do shohim.

Pyetje: Megjithatë Breçani ka qenë më afër jush kur ishte momenti i sulmit me grusht në bulevard.

Berisha: Ai e shpëtoi atë, e shpëtoi agresorin se asgjë tjetër nuk bëri. Ja u nxori se ata po e dëmtonin shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *