Vrasja e Gentjan Bejtjes: Lihen në burg Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu

Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, të akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas janë lënë në burg, pasi Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës.

Njoftimi i plotë:

Më datë 15.03.2024, rreth orës 16:25, është marrë njoftim nga salla e Komisariatit të Policisë Krujë, se persona të pa identifikuar kanë vrarë me armë zjarri shtetasin G. B, në ambientet e oborrit të banesës së tij, në fshatin Larushk, Fushë Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale I. B alias B alias M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuar nga neni 278/4 dhe 189 i Kodit Penal, si dhe ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale E. H, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, të parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 764 Akti, datë 21.03.2024, ka vendosur:

Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë ndaj personit nën hetim B alias B alias M.

Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim I. B alias B alias M, atë të “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë ndaj personit nën hetim E. H.

Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim E. H, atë të “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra:

Nga personi nën hetim me iniciale E. H, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e një masë sigurimi më të butë si ajo e “arrestit në shtëpi” në alternativë “arrest në burg” me afat 2 mujor.

Nga personi nën hetim me iniciale B alias B alias M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, , caktimin e një masë sigurimi më të butë si ajo e “arrestit në shtëpi “ose “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 09.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Sokol Pina, vendosi:

Miratimin e vendimit nr.764, datë 21.03.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.”, thuhet në njoftim./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *