Në kuadër të operacionit policor të koduar “Reaction” është vënë në pranga 32-vjeçari me iniciale D.O, banues në Prishtinë.
Policia njofton se 32-vjeçari ka vjedhur me dhunë një banesë në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë dhe një shumë parash më 15 Janar 2024.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”, një shtetas, kishte vjedhur me dhunë një shunë parash, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin: D. O., 32 vjeç, banues në Prishtinë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, më datë 15.01.2024, ka vjedhur me dhunë, në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”, një shumë parash”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/a.r