Vlerësimi i Standard’s and Poor’s/ Tabaku: ‘Mrekullia’ e kësaj qeverie, pagat më të ulëta në rajon dhe kryesimi si vendi më i varfër

Pak pasi qeveria shqiptare u krenua për rritjen e vlerësimit të Standard’s and Poor’s, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku publikoi një video ku analizoi nëse rritja e vlerësimit është përkthyer në rritje të të ardhurave për shqiptarët.

Në postimin e saj në Facebook, Tabaku analizoi disa shifra që lidhen me të ardhurat për frymë në raport me çmimet. Qytetarët e “shikojnë qytetarët çdo ditë, në xhepat e tyre. Ndërkohë që çmimet janë një realitet i ri. Janë rritur me të njëjtat hapa dhe nivele si janë rritur në Bashkimin Europian, pagat dhe të ardhurat për frymë janë 38% e atyre të Bashkimit Europian” u shpreh Tabaku.

Më tej ajo nënvizoi se Shqipëria po varfërohet edhe nga krahu i punës ku të rinjtë po larghen sa nga tregu i punës, por edhe nga Shqipëria, duke ia lënë vendin e hapur për punë pensionistëve.

Tabaku solli në vëmendje që vitin e shkuar 21 mijë të rinj janë larguar nga tregu aktiv i punës ndërsa 27 mijë pensionistë u rifutën në këtë treg. Më tej ajo nënvizoi se si “mrekullia” e kësaj qeverie vazhdon të japë ndihmën më të ulët sociale, pagat më të ulëta në rajon dhe kryesimin e kemi vetëm tek varfëria.

“Qeveria propagandoi me të madhe sikur çfarë ka ndodhur me rritjen e vlerësimit të Standard’s and Poor’s, por në fund të ditës ndryshimin e shihni ju. E shikojnë qytetarët çdo ditë, në xhepat e tyre. Ndërkohë që çmimet janë një realitet i ri. Janë rritur me të njëjtat hapa dhe nivele si janë rritur në Bashkimin Europian, pagat dhe të ardhurat për frymë janë 38% e atyre të Bashkimit Europian. Ndërkohë që nga tregu i punës kanë dalë 21 mijë studentë, i kanë hapur vendin 27 mijë pensionistëve dhe ne vazhdojmë të jemi vendi në gjithë Ballkanin Perëndimor; me faturën sociale sa 11% e PBB-së, me faturën më të ulët të pagave 5% të PBB-së por njëkohësisht vendi me varfërinë më të lartë. Shifrat janë kokëforte! Ky është realiteti jashtë realitetit të propagandës!” – deklaroi Jorida Tabaku.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *