VIDEO/ Shpërthim në termocentralin e ‘Enel’ në Bologna, raportohen të paktën 3 të vdekur e 6 të zhdukur

Një shpërthim ka ndodhur në një termocentral në Bologna të Italisë, pasditen e sotme rreth orës 15:00.

Bilanci paraprak flet për 3 të vdekur, 10 të plagosur e 6 të zhdukur.  Mbi dyzet zjarrfikës janë të përfshirë në operacionin e kërkim shpëtimit në vendin ku ndodhi shpërthimi.

Duket se numri i të të plagosurve është i destinuar të rritet, ndërsa shkaku i shpërthimit nuk dihet ende me saktësi.

Nga informacionet e para bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në një gjenerator të lidhur me një turbinë.

Termocentrali në komunën Camugnano, i përket Enel. I ndërtuar në bregun e liqenit Suviana, është më i fuqishmi në Emilia Romagna./m.j

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com