Video/ “Oh na vrave, ik o Xhemal”, Ina Zhupa bën sikur lëndohet nga shtyrja e kolegëve në Kuvend

Seanca e sotme plenare u zhvillua në kushte të jashtëzakonshme, mes përplasjeve fizike, zhurmës, hedhjes së tymueseve dhe votimit në këmbë të ligjeve.

Në një video të siguruar nga Euronews, në nisje të seancës plenare, deputeti socialist Xhemal Qefalia përplaset fizikisht me deputetët Xhelal Mziu dhe Edmond Spaho.

Opozitarët tentuan t’i merrnin karrigen socialistit, të cilën ai nuk e lejoi, duke shtyrë fillimisht Xhelal Mziun. Ndërkohë që largohet ai përplaset fizikisht dhe me deputetin Edmond Spaho

Në video dëgjohet deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila i kërkon deputetit socialist të mos qëllojë ata demokratë. “Na vrave o Xhemal, mos qëllo”- dëgjohet të thotë Zhupa.

Deputetët e PD-së bllokuan me karrige foltoren e Kuvendit. Në kushtet e krijuara kryeparlamentarja Nikolla anuloi interpelancën e planifikuar, miratoi të gjitha projektligjet në axhendë dhe mbylli seancën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com