Ledri Vula anulon koncertin e tij, cili është shkaku?

Reperi kosovar, Ledri Vula, kohët e fundit ka qenë mjaft i përfolur në mediet rozë, për shkak të aludimeve të shumta për një krisje të tij me partneren, Sara Hoxha.

Për këto lajme, ai nuk ka reaguar asnjëherë, edhe pse është tepër aktiv në rrjetet sociale.

Ditën e sotme ai ka habitur ndjekësit, pasi nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka lajmëruar ndjekësit e tij në Norvegji që koncerti është anuluar.

“Fansa të Norvegjisë dhe Skandinavisë, ju njoftoj se koncerti i Oslos nuk do të mbahet, shumë dashuri për ju, do shihemi prapë”, ka shkruar Ledri.

Reklamo ne TiranaWeb

Arsyeja se pse është anuluar ky koncert nuk dihet ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *