VIDEO / Momenti i plagosjes së 24 vjeçarit në Shënavlash nga kushëriri

Del video tronditëse ku shihet momenti i plagosjes së 24 vjeçarit Eduart Buçeza nga kushëriri i tij, ngjarje e ndodhur në Shën Vlash të Durrësit.

Në pamje shihet qartë, kur autori hyn në oborrin e shtëpisë së 24 vjeçarit dhe e qëllon dy herë në drejtim të këmbëve, duke e lënë atë të plagosur.

Sipas të dhënave të policisë, 33 vjeçari I.B. ka pasur një konflikt momental me kushëririn e tij Eduart Buçeza dhe menjëherë ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar.

Eduart Buçeza, u paraqit mbrëmjen e të martës në spitalin e Durrësit, me një plagë në këmbë, por vetëm disa orë më vonë policia arriti të zbardhë ngjarjen dhe të shpallë në kërkim autorin.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com