Akuzohej se ishte spiun i Hong Kongut, gjendet i vdekur marinsi në Angli

Një ish-Marins Mbretëror i akuzuar për asistimin e shërbimit të inteligjencës së Hong Kongut është gjetur i vdekur. Autoritetet lokale bëjnë të ditur se trupi i pajetë u gjet në një park në Maidenhead, të një qyteze në Angli i përket 37-vjeçarit, Matthew Trickett.

Vdekja e tij trajtohet si e pazakontë dhe e pashpjegueshme ndërkaq shërbimet mjekësore po bëjnë një ekzaminim dhe një ekspertizë të plotë për të zbuluar shkaqet që mund të kenë çuar në vdekjen e 37-vjeçarit.

Detektivët kanë bërë thirrje për çdo qytetar që mund të këtë qenë në park që të japë një dëshmi për të zbuluar shkakun e vdekjes e cila konsiderohet nga ekspertët si e pazakontë.

Trickett ishte një oficer i imigracionit në Zyrën e Brendshme, i cili më parë kishte shërbyer si Marins Mbretëror për gjashtë vjet. Ai ishte gjithashtu drejtor i një firme sigurie të quajtur MTR Consultancy.

Javën e kaluar ai së bashku me disa persona të tjerë u akuzua nga Akti i Sigurisë Kombëtare për shitje të informacioneve në Hong Kong.

Midis 20 dhjetorit 2023 dhe 2 majit 2024, ata akuzohen se kanë rënë dakord të ndërmarrin mbledhjen e informacionit, mbikëqyrjen dhe aktet e mashtrimit që mund të ndihmonin materialisht një shërbim të huaj të inteligjencës.

Gjithashtu pretendohet se ata detyruan hyrjen në një rezidencë në Mbretërinë e Bashkuar më 1 maj. Tre të akuzuarit folën vetëm për të konfirmuar identitetin e tyre gjatë paraqitjes së tyre në gjykatë, ata nuk kanë pranuar kërkesat dhe u lanë të lirë me kusht deri në momentin që duhet të paraqiteshin në Old Bailey.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *