VIDEO/ Kryeministri i Sllovakisë plagoset nga të shtënat me armë, përfundon me urgjencë në spital

Kryeministri populist i Sllovakisë Robert Fico u plagos nga të shtënat dhe u dërgua në spital

Incidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit, sipas stacionit televiziv të lajmeve TA3. Një i dyshuar është arrestuar, thotë media.

Nënkryetari i parlamentit Lubos Blaha konfirmoi incidentin gjatë një seance të parlamentit dhe e shtyu atë deri në njoftimin e mëtejshëm, tha agjencia sllovake e lajmeve TASR.

Ngjarja ka ndodhur para Shtëpisë së Kulturës, ku Fico ka ardhur për t’u takuar me mbështetësit. Policia bllokoi vendin e ngjarjes.

Një reporter i gazetës së përditshme Dennik N dëgjoi të shtënat dhe më pas pa ndihmën e shpejtë duke e çuar kryeministrin në një makinë./m.j

Një video e publikuar në rrjetet sociale pak sekonda pas ngjarjes tregon disa persona, mes tyre edhe truprojat që nxitojnë për të arrestuar të dyshuarin jashtë qendrës kulturore në Handlova.

Në reagimin e saj fillestar për ngjarjen e rëndë, presidentja në largim e Sllovakisë Zuzana Caputova tha se ishte e tronditur nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit dhe i uroi atij shërim të shpejtë./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com