VIDEO/ “Jeni kriminele”, presidentja e KE, Ursula von der Leyen, sulmohet nga një qytetar gjatë një samiti

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është përballur me një indicent teksa po merrte pjese në një aktivitet në Bruksel.

Një person raportohet se e ka sulmuar atë, me thirrjen ‘ju jeni një kriminele’, teksa Von der Leyen ishte gati të mbante fjalimin e saj në Samitin Evropian të Mbrojtjes dhe Sigurisë në momentin kur ndodhi incidenti.

Siç shihet edhe nga pamjet, presidentja e KE qëndron e qetë dhe dëgjon qytetarin, i cili më pas është larguar nga rojet e sigurisë.

“Zonja von der Leyen, jeni e arrestuar nga një qytetar. Ju akuzoheni për ndihmë për gjenocidin në Gaza. Ju keni shprehur mbështetje totale për Izraelin që në fillim të këtij gjenocidi. Gjaku i fëmijëve palestinezë është në duart tuaja. Ju jeni një kriminele zonja von der Leyen. Ju duhet të jeni në Hagë dhe nuk duhet të jeni këtu. Ju jeni kriminele. Liri për Palestinën”, ka thënë qytetari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com