Mandati Xhaçkës, Bardhi pas mbledhjes së grupit: Nesër ridepozitojmë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese

Deputeti Gazment Bardhi dha një prononcim për mediat pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar tek selia e Rithemelimit. Bardhi thotë se mazhoranca i ka hequr çdo mundësi opozitës të marrë drejtësi.

‘Nëse ti opozitës, duke mos zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese i heq mundësinë për të marrë drejtësi në institucionet e propozuara nga Kushtetuta, praktikisht ti ke rrëzuar shtetin, ke rëzuar çdo mjet demokratik me të cilat opozita dëshiron t’i bëjë betejat e veta.’
Sipas tij, mazhoranca iu bë mburojë Olta Xhaçkës në një kohë kur ajo i duhej dorëzuar drejtësisë.

‘Ai vendim e detyronte mazhorancën tja dorëzonte drejtësisë Olta Xhaçkën. Mbrojtja politike është mesazhi më i gabuar në luftën ndaj pandëshkueshmërisë që ne të gjithë bashkë kemi rënë dakord që Shqipëria të eci përpara. Mirëpo nuk mund të kemi luftë të rreme ndaj pandëshkueshmërisë.’

Drejtësia sipas Bardhit nuk mund të jetë me dy fytyra, një për Edi Ramën dhe një për kundërshtarët e tij.

‘Nuk mund të kemi një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi për kundërshtarët e Edi Ramës. Nuk mund të ketë një mbrojtje politika për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një sulm për kundërshtarët e Edi Ramës.’

Nesër, vijon Bardhi do të ridepozitohet në Gjykatë Kushtetuese kërkesa për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
‘Për këtë arsye grupi sot ka vendosur që do të ridepozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për mandatin e Olta Xhaçkës si shprehje e vullnetit të plotë që ne nuk pranojmë që në vitin 2024 të shkelen hapur vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të shkelen hapur vendimet e drejtësisë duke i bërë mbrojtje politike një eksponenti të lartë të mazhorancës.’
Bardhi, shprehu indinjatën e tij ndaj 4 deputetëve të Lulzim Bashës pasi nuk iu bashkuan nismës së deputetëve opozitarë për mandatin e Xhaçkës.

‘Unë besoja se zoti Basha nuk kishte asnjë arsye për ta marrë në mbrojtje edhe ai si zoti Rama, Olta Xhaçkën dhe shpreh aboslutisht indinjatën time, edhe të kolegëve që janë rreshtuar me zotin Basha nuk kanë pranuar thirrjen tonë për t’iu bashkuar kësaj padie sipas detyrimit. Tregojnë qartë se kush është në favor të drejtësisë,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *