Video/ Chiara Ferrani apo Sharon Stone? Blogerja italiane rikrijon skenën e famshme të filmit “Basic Instinct”

Nëse Halloween-i i këtij viti do të kishte një kod veshjeje, do të ishin të famshëm që do të vishen si njëri-tjetri. Christina Aguilera u si veshi Cher, Paris Hilton si Britney Spears, dhe këta janë vetëm dy shembuj.

Chiara Ferrani zgjodhi të vishej si Sharon Stone në vend të çdo look-u të saj. Fashion blogerja e njohur italiane, ringjalli me maskimin e saj, një nga skenat më të paharrueshme dhe më seksi të kinematografisë botërore.

E veshur me një fustan të bardhë dhe e ulur në mënyrë të përshtatshme në një karrige, ajo rikrijoi skenën e famshme me kryqëzimin e këmbëve të Sharon Stone në “Basic Instinct”.

Ferrani jo vetëm që kishte veshur pothuajse të njëjtin fustan, por ajo ndoqi me besnikëri të gjithë stilin e Stone, në flokë dhe grim. Madje kishte poza të njëjta si aktorja në një sesion fotografik për filmin e vitit 1992./Liberale.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *