VIDEO / “Çam i m*tit, grek i m*tit…”, Idrizi i kthehet keq Manjanit: Mbylle, mos i jep gojës

Ka degraduar bebati televiziv në emisionin e Erla Mëhillit në Euronews.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka sjell në studio një frazë fyese për shqiptarët e Çamërisë, por edhe grekët.

“Çam i m*tit, grek i m*tit…”, deklaroi Manjani duke u justifikuar se kjo nuk është e veta, por një shprehje që thuhet rëndomë nga një pjesë e opinionit.

Deklarata e Manjanit ka revoltuar kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, i cili ka reaguar ashpër dhe i kërkoi Manjanit ta tërhiqte e të mos binte pre e stereotipeve apo shizmave të krijuara nga regjimi i Enver Hoxhës për të trajtuar shqiptarët e Çamërisë si njerëz të dorës së dytë vetëm e vetëm për shkak të marrëveshjeve të tij okulte me partizanët grekë.

Më poshtë debati i plotë Idrizi-Manjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *