VIDEO/ Bashkëshortja e Navalnyt duartrokitet në konferencën e Mynihut, gjesti i presidentit serb Vuçiç tërheq vëmendjen

Fjalimi i Yulia Navalnaya në konferencën e Sigurisë në Mynih u prit nga një ovacion i gjatë dhe në këmbë nga të pranishmit.

Siç shihet në video, duartrokitjeve nuk iu është bashkuar presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Dalja e saj në skenë u përshëndet nga shumica e të pranishmëve në sallë në këmbë dhe duartrokitje të gjata.

Siç shihet edhe në video, presidenti Vuçiq ishte ulur në rreshtin e parë dhe ndër të fundit që u ngrit në këmbë, por nuk iu bashkua duartrokitjeve. Në vend të kësaj, Presidenti i Serbisë rregulloi kufjet e tij për një rishikim të njëkohshëm, dhe më pas vazhdoi të qëndrojë në këmbë.

Ajo tha se nuk dinte nëse duhet t’i besonte lajmit për vdekjen e burrit të saj Alexei Navalny, por nëse rezultojnë të vërteta, Navalnaya deklaroi se përgjegjës duhet të jetë presidenti rus Vladimir Putin dhe aleatët e tij./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *