VIDEO / 35-vjeçari në Sarandë tenton të vrapojë, 5 efektivë i hidhen përsipër

Ky 35-vjeçar kishte me vete dhjetëra doza me kanabis, ndaj dhe teksa po kalonte rrugën kontrollonte ambientin rreth e rrotull, me gjasë nga frika e policisë. E në fakt kishte të drejtë, ndonëse vigjilenca në rastin konkret nuk do t’i bënte punë. Autoritetet policore kishin informacion se i riu shiste drogë në zona të ndryshme të Sarandës, ndaj dhe efektivët qëndruan në pritje derisa ai u shfaq duke kaluar në rrugë me duart në xhepa.

Me të kuptuar që policia po e priste në makinë, ai tentoi të vraponte, por të paktën 5 efektivë iu hodhën përsipër, duke mos i lënë asnjë shans për t’u larguar. Me vete i gjetën një pako të mbështjellë me letër alumin, brenda së cilës ndodheshin dozat e kanabisit. Ndërsa në shtëpi, policia i gjeti armë, tritol e para të falsifikuara.

“Gjatë operacionit “Strike 11”, u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 35 vjeç, banues në Sarandë, me precedent kriminal në fushën e narkotikëve. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën policore, kanë ushtruar kontroll fizik ndaj 35-vjeçarit, të cilit i gjetën dhjetëra doza lënde narkotike cannabis, të cilat ky shtetas i shiste në zona të ndryshme të Sarandës. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Sarandë, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 kallëp tritoli, 1 krehër me municion luftarak, një sasi lënde narkotike cannabis, një sasi farash cannabisi dhe një shumë parash të dyshuara të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e policisë së Sarandës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *