Vendimi i Strasburgut për 21 Janarin, Rama: Krim shtetëror që s’do mbetet pa u ndëshkuar

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Dibër. Mes  të tjerash ai ka komentuar dhe vendimin e Strasburgut për 21 Janarin, ku u shpreh se “është nga ato krime që kurrë nuk mbeten pa ndëshkuar, në cilin do moment sado vonë.”

“Do ishte gjykuar zinxhiri i komandimit. Aty nuk është fjala për cili nga plumbat që dolën nga foletë e armëve vrau e cili nuk vrau. Janë qëlluar pafundësi plumbash ndaj protestuesish që nuk kishin rrezik për askënd. Ndaj çështja është si ka mundësi që pushkët e shtetit vranë qytetarë të këtij shtetit. Dhe si ka mundësi, që si pasojë e hapjes së një zjarri të komanduar nga maja e zinxhirit ky vend nuk pa asnjë lloj drejtësie. Por pa një poshtërim të familjeve që humbën njerëzit e tyre. Ky vendim është mishërimi më konkret se drejtësia vonon por nuk harron.

E kam thënë vite më parë, 21 janari është një nga ato krime që mund të ndodhë që vonesa e drejtësisë e të jetë më e gjatë se drejtësia e vonuar, por është nga ato krime që kurrë nuk mbeten pa ndëshkuar, në cilin do moment sado vonë, nuk është e mundur. Është krim shtetëror, me urdhër të drejtpërdrejtë qeverie dhe të paligjshëm. Ky vendim është një tjetër kulm në një rrugë të re që sapo është hapur për drejtësinë në Shqipëri, ku për herë të parë, populli po shikon që si një qytetar i zakonshëm si një njeri me pushtet, mund të jenë të barabartë.”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *