Kryetari i PD-së, Lulzim Bash ka përshëndetur Kongresin amerikan, i cili miratoi të shtunën projektligjin, i cili parashikon jo vetëm ndihmë financiare për Ukrainën në vlerën 61 mld dollar, por edhe pikën që asetet e konfiskuara ruse mund të shkojnë në ndihmë Ukrainës.
Basha shkruan në rrjetet sociale se është nder dhe privilegj që dhe vetë ka pasur ndihmën dhe mbështetjen e tyre në këtë proces në Këshillin e Evropës.
“Lajm i shumëpritur nga Ëashingtoni. Kongresi Amerikan sapo votoi projektligjin për konfiskimin e aseteve të ngrira të Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të Ukrainës. Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë e në veçanti nismëtarëve të këtij projektligji, kongresmeni French Hill dhe kryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme Michael McCaul. Nder dhe privilegj që edhe unë kam pasur ndihmën dhe mbështetjen e tyre dhe miqve amerikanë në këtë proces jetik për Ukrainën në Këshillin e Evropës”, shkruan Basha.
/a.r