Këngëtarja kosovare, Linda Halimi është rikthyer sërish në vëmendje me deklaratat e saj. Banorja e “Big Brother Vip” pati një debat të ashpër me banorin tjetër, Lumbardhin, të cilin e akuzoi se e ka ngacmuar seksualisht.
“Ti ke dashur të ma fusësh gishtin, kush je ti me më thënë mua ‘ma lëpij gishtin’. Veç burrit tim ia lëpij gishtat e krejt”, i është drejtuar Linda me tone të ashpra Lumbardhit.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK, Linda ka rrëfyer shpesh ngacmimet që i janë bë nga personazhe të njohur të show-bizzit, siç ishte edhe rasti ku këngëtarja rrëfeu apo dhe pretendoi se ishte ngacmuar kohë më parë nga Blero, kur ky i funidt ishte ende i martuar me Teutën.