“U rrëzua përtokë…”/ Dëshmitarët tregojnë momentet e atentatit ndaj kryeministrit të Sllovakisë: U qëllua 3-4 herë, kishte plagë në kokë e gjoks

Sllovakia u trondit këtë të mërkurë nga një atentat me armë zjarri ndaj kryeministrit Robert Fico. Ai ndodhej në qytetin Handlova teksa kishte zhvilluar një mbledhje qeverie dhe në momentin kur agresori hapi zjarr ndaj tij po ecte në këmbë.

Edhe pse i rrethuar nga forca të shumta sigurie, autori arriti të depërtojë dhe të qëllojë nga afër kryeministrit.

Një dëshmitare tregoi se kishte dëgjuar tre ose katër të shtëna dhe pa kryeministrin të rrëzohej përtokë. Ajo tha se kishte parë plagë në kokë dhe gjoks. Robert Fico u pa teksa largohej nga truprojat e tij i kapur për krahu ndërsa me vështirësi qëndron në këmbë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com