U pushua nga puna, emigranti në Greqi merr armën dhe shkon në kompani, vret një dhe plagos dy të tjerë

Të shtënat me armë ndaj një kompanie transporti në zonën e Glyfadës në Greqi, kanë shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Nga informacionet e para bëhet me dije se autori është egjiptian dhe ish-punonjës i kompanisë, i pushuar nga puna.

Mediat greke bëjnë të ditur se nga të shtënat ka një të vdekur, ndërsa ka edhe dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

Policia ka vijuar me operacionin për të arrestuar autorin që hapi zjarr, por ai eshte gjetur i vetevrare disa minuta pas ngjarjes.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *