U përdhënua nga djali i politikanit të njohur dhe shokët e tij, studentja dëshmon me lot në gjyq: Doja të bërtisja por n

Sot Silvia dëshmoi para gjyqtarëve në Tempio Pausania (Sassari) për gjyqin e Ciro Grillo dhe miqve të tij të akuzuar për dhunën e dyshuar seksuale të ndodhur në vitin 2019 në vilën e djalit të humoristit dhe politikanit që udhëhoqi Pesë Yjet. E reja u shfaq shumë e lodhur, ndaj fillimisht u vendos një pushim.

Sot, e martë 7 nëntor, ishte dita e seancës vendimtare në gjyqin e Ciro Grillo dhe tre miqve të tij, të akuzuar për përdhunimin në grup të ndodhur në vitin 2019 në Costa Smeralda në Sardenjë. Në fakt, në sallën e gjyqit të Tempio Pausania ndodhet Silvia (emër fiktiv), studentja 19-vjeçare italo-norvegjeze, e cila akuzon për dhunën katër studentët gjenovezë.

E reja, megjithatë, shpërtheu në lot ndërsa u përgjigjej pyetjeve të prokurorit Gregorio Capasso dhe gjyqtari Marco Contu pezulloi seancën. “Doja të bërtisja por nuk munda. Doja të bërtisja por isha e paralizuar”, vazhdoi më pas ajo ende duke qarë në dëshminë e saj në gjyq.

Silvia tha se i kishte takuar katër djemtë nga Genova gjatë një mbrëmjeje në ‘Billonaire’ në Porto Cervo, ku kishin pirë disa pije së bashku dhe më pas i ndoqi në shtëpi. Këtu – vazhdoi vajza – e detyruan të pinte vodka me dhunë.

“Vajza iu përgjigj të gjitha pyetjeve të prokurores publike dhe avokates së saj Giulia Bongiorno, por nga dëshmia e saj dalin shumë kontradikta”, deklaroi avokatja mbrojtëse, Antonella Cuccureddu, në fund të ditës së parë të dëshmisë në sallën e gjyqit.

Kishte shumë kontradikta në krahasim me atë që tha shoku dhe atë që kanë thënë dëshmitarët e tjerë deri më tani. Këto janë elemente vendimtare – nënvizoi avokati – të dhëna teknike objektive që dalin nga përgjimet dhe hard disqet dhe që bënë të mundur që të bëhet një rikonstruksion thuajse milimetrik i mbrëmjes”.
E reja u shfaq shumë e lodhur dhe kështu u vendos fillimisht një pushim. Nesër në orën 10 kthehemi në sallën e gjyqit, kur studentja 19-vjeçare në atë kohë do të duhet t’i përgjigjet pyetjeve të mbrojtjes së katër të pandehurve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com