U arrestua me urdhër të SPAK/ Molla: S’kam lidhje interesash me kompaninë, sulmi i frymëzuar nga PD- PL

Ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, Redi Molla ka reaguar, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur urdhër arrestin për të.

Në reagimini e tij Molla shprehet se ditën e sotme është vënë në djeni për akuzat ndaj tij dhe deklaron se është i pafajshëm. Sipas tij ky është një sulm i fymëzuar politikisht dhe se nuk ka lidhje interesash me kompaninë në fjalë.

“Unë Redi Molla, jam Inxhinier Ndërtimi i diplomuar në Itali, me një karrierë të gjatë në Itali dhe në Shqipëri. Për 4 vjet kam drejtuar UKT me rezultate të shkëlqyera dhe gjatë gjithë kohës që kam qenë në detyrë kam respektuar ligjet e vendit, dhe kam dhënë maksimumin tim. Sot u vura ne dijeni për akuzat e ngritura ndaj meje nga SPAK – deklaroj me bindje te plotë që për këto akuza jam i pafajshëm, dhe nuk kam asnjë lidhje interesash me kompaninë në fjalë. Ky sulm ka nisur ndaj meje prej me shume se një viti, i frymëzuar politikisht nga PD dhe PL, dhe më vjen keq që pjesë e këtij presioni  kanë rënë jo vetëm mediat, por dhe Prokuroria. Pres që drejtësia të veprojë shpejt dhe drejtë dhe pafajësia ime te vërtetohet nga gjykata. Do vazhdoj këtë beteje në çdo instancë i bindur tek pafajësia ime”, ka thënë Molla në reagimin e tij.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *