“Tronditje e thellë nga kjo tragjedi”, FSHF reagon për vdekjen e futbollistit: Shtyhen të gjitha ndeshjet

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas lajmit tragjik për vdekjen e futbollistit Raphael Dwamena, i cili humbi ndjenjat fushë dhe ndërroi jetë në spital pasditen e kësaj të shtune. E tronditur nga kjo tragjedi, FSHF i shpreh ngushëllimet familjes dhe klubit të Egnatias ku luante futbollisti, duke theksuar se kjo humbje ka shokuar komunitetin e futbollit shqiptar.

Më tej bëhet me dije, se ndeshjet e programuara këtë fundjavë do të shtyhen në një moment të dytë.

Reagimi i plotë

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për tragjedinë e ndodhur sot gjatë ndeshjes së javës së 13-të të “Abissnet Superiore”, Egnatia-Partizani.

Futbollisti Raphael Dwamena ka humbur ndjenjat gjatë ndeshjes dhe pas ndërhyrjes së parë të mjekëve në fushën e lojës është transportuar me ambulancë për në spital.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve specialistë dhe të gjitha përpjekjeve të mëpasshme për ta rikthyer në jetë, futbollisti për fat të keq ka ndërruar jetë.

FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Dwamena dhe klubit të Egnatias për këtë humbje të madhe dhe ngjarje që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.

Federata e Futbollit bën me dije se të gjitha ndeshjet e programuara për këtë fundjavë në të gjitha kampionatet e futbollit në Shqipëri do të shtyhen në një moment të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com