Tritoli tek zyra noteres ishte i porositur, dalin pamjet që identifikuan autorët (VIDEO)

Në këtë mënyrë 2 nga 5 autorët e vendosjes së tritolit në zyrën e noteres Esmeralda Dauti më 30 Janar, largohen me motor drejt zonës së Liqenit të Farkës.

Pikërisht aty autorët kanë hedhur motorin e përdorur në krim dhe më pas kanë lëvizur me një automjet tip Audi.

Pamjet filmike të siguruara ekskluzivisht nga Tv Klan, ndihmuan hetuesit për identifikimin e autorëve, që dyshohet se ishin paguar për vendosjen e lëndës plasëse tek zyra noteriale.

Kështu hetimet e komisariatit numër 2 zbuluan se në këtë ngjarje janë të përfshirë 5 persona, 3 prej të cilëve janë vënë në pranga dhe që po shihni dhe në këto foto.

Ndërkohë dy persona të tjerë vijojnë të jenë ende në kërkim nga policia.

Paralelisht me kapjen e tyre uniformat blu po punojnë për identifikimin e personit që porositi vendosjen e lëndës plasëse tek noterja Esmeralda Dauti, sulm ky që dyshohet të ketë ardhur për shkak të profesionit të saj.

Grupi prej 5 personash gjithashtu dyshohet të jenë edhe autorët e vendosje së tritolit në një bar kafe në zonën e Komunës së Parisit, ngjarje kjo e regjistruar në 5 Tetor të 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com