‘Harron’ vizitën në SHBA/ Për herë të parë pas dy vitesh grupi i Bardhit i bashkohet protestës së grupit të Berishës

Pas mbylljes së seancës plenare, deputetët e opozitës të cilët arritën që të futen në sallë, i janë bashkuar tashmë protestuesve.

Kujtojmë se protestuesit e thirrur nga grupi i Sali Berishës, u mblodhën jashtë ambienteve të Kuvendit, ndërsa në sallë ishte parashikuar që të zhvillohej seanca plenare.

Kjo është hera e parë që pas 2 vitesh, grupi i Gazment Bardhit i bashkohet një proteste të organizuar nga Rithemelimi i Berishës.

Pavaresisisht vizites ne SHBA dhe cfare kishte deklaruar ne Uashington per mbeshtetjen ndaj SPAK dhe shenjterine e aleances me SHBA, Bardhi me deputetet e tij i ehste bashkuar militanteve te Berishes qe protestojne pikerisht per arrestimin e liderit ‘non grata’ nga SHBA./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *