“Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet”, thotë Policia Rrugore e Tiranës teksa njofton se ka shkuar në 36 numri i personave të arrestuarve për korrupsion aktiv. Këtë herë, në pranga ra një shofer 40-vjeçar i cili nuk u mjaftua vetëm me një shkelje. Kështu, fillimisht ai bëri parakalim të gabuar. U ndalua nga policia dhe nga verifikimet rezultoi i dehur… Në këto kushte, për të t’i shpëtuar përgjegjësisë, tentoi të korruptonte efektivët, duke i ofruar ryshfet.
“Shkon në 36 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë, përkatësisht shtetasi me iniciale, A.Sh 40 vjeç, i cili u konstatua duke kryer parakalim të gabuar, pas verifikimit rezultoi nën ndikimin e alkoolit. I kapur në shkelje ky shtetas ka tentuar t’i ofrojë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë. Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112”, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat.
/a.r