Me ironi e humor, Sara Gjordeni tregon “vuajtjet” e “Bardhit të shkretë”

Ata dolën njëri-pas tjetrit nga shtëpia e “Big Brother VIP 3”, Sara me përjashtim nga produksioni e Bardhi me “përjashtim” nga menaxheri i tij. 😛

U betuan për dashuri të përjetshme e fëmijë në të ardhmen, ndërsa Bardhi tashmë u bë “dhëndër Kuçove” e po shijon bashkëjetesën me partneren e tij.

Madje, Sara po e mban aq mirë djalin, saqë ka nisur të bëjë ironi e humor në Instagram për faktin që të gjithë i qajnë hallin Bardhit.

Që ta dini ju, ajo ia mbush barkun plot me gatime të shijshme, siç tregon vetë me humor në InstaStory:

“Shkëputur nga episodet e vuajtjeve të “Bardhit të shkretë” që në mëngjes”- shkruan ajo teksa tregon se i ka përgatitur një super mëngjes dhe jo vetëm!

Meqë i ka “shkatërruar” karrierën, ajo po mëson si t’ja ndërtojë sërish atë. (Në kuadër të humorit edhe kjo) Duket se pavarësisht të gjithave (lexo këtu), ata kanë gjetur qetësi tek njëri-tjetri, e për këtë na vjen mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *