Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka publikuar statistikat nga veprimtaria e institucionit për muajin Prill 2024.
Sipas raportit të publikuar në faqen zyrtare të AMP-së, gjatë muajit Prill janë kryer 20 referime në Prokurori për 38 punonjës të Policisë së Shtetit, 1 punonjës të Gardës së Republikës, si dhe 4 shtetas, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Janë arrestuar në flagrancë 3 persona (1 punonjës policie, 1 efektiv i Gardës së Republikës dhe 1 shtetas). Janë ekzekutuar 3 masa ndaluese “arrest me burg” nga të cilat 1 punonjës policie dhe 2 shtetas “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për 2 oficerë policie.
AMP tregon se gjatë muajit Prill janë kryer në total 4 inspektime të strukturave që janë objekt i veprimtarisë së AMP, nga të cilat një i planifikuar dhe tre të paplanifikuar.
Komisioni disiplinor
-Për 3 punonjës policie, Komisioni ka vendosur: “Përfundimin e hetimit disiplinor” pa shkelje administrative.
-Për 1 punonjës policie, Komisioni ka vendosur: “Përfundimin e hetimit” për Shkelje të Rëndë dhe rekomandimin për fillim hetimi disiplinor për Shkelje të Lehtë nga DVP Tiranë.
Për 10 punonjës policia, Komisioni ka vendosur “Mosfillimin e hetimit disiplinor” me arsyetmin se 2 policë pasi po hetohet për të njëjtën shkelje nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, për 5 policë u konstatuan se shkelja disiplinore është parashkruar dhe 3 policë pasi nuk konstatohet shkelje.
Në total janë trajtuar 128 ankesa:
14 raste, ankesat të drejta
87 raste, ankesat të pabazuara
27 raste, ankesat nuk provohen.
/a.r