Tragjike/ Shembet kolona e banesës ku po sistemonte disa materiale ndërtimi, humb jetën 64-vjeçari

Një 64-vjeçar në Elbasan, gjatë kohës që ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në një banesë të pabanuar e të amortizuar, ka ndërruar jetë pasi është shembur një kolonë.

Banesa, siç bën me dije policia, ishte në pronësi të kunatit të tij, burrit të motrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 12.03.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Shushicë, shtetasi F. F., 64 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës), është shembur një kolonë e banesës. Si pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *