Një person humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e kësaj të marte në Lezhë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një biznesi në autostradën Lezhë-Tiranë.
Paraprakisht dyshohet se përcjellësi i energjisë elektrike ndodhej përtokë dhe u prek aksidentalisht nga këmbësori teksa kalonte aty pranë.
Identiteti i viktimës nuk dihet ende. Në vendin e ngjarjen ka shkuar policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë.
/a.r