Një aksident ajror është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Austri.
Raportohet se një avion i vogël është rrëzuar në një zonë pyjore në rajonin e Lintching.
Sipas të dhënave paraprake, avioni ishte nisur nga Zagrebi, ndërkohë që autoritetet shprehen se asnjë nga 4 pasagjerët nuk ka mbijetuar.
Avioni Cirrus SR-220 mendohet se ka pasur probleme, ende të paqarta që kanë shkaktuar edhe rrëzimin, teksa zona ku ka rënë është tepër e vështirë.