Tragjedi/ 39 foshnja humbin jetë në Gaza, shkak mungesa e oksigjenit

Lufta në Gaza për pasojë ka sjellë shumë vitkima, ku mes tyre kanë qenë dhe foshnja. Siç bëhet me dije 39 foshnja humbën jetën në spitalin Al-Shifa në Gaza pas ndërprerjes së energjisë elektrike. Kështu njofton ministria e Shëndetësisë.

“39 foshnja që ishin në terapi intensive vdiqën në spitalin al-Shifa për shkak të mungesës së oksigjenit”,- ka bërë me dije ministria palestineze e Shëndetësisë.

Ministrja e Shëndetësisë e Autoritetit Kombëtar Palestinez dhe ish-ambasadorja palestineze në Itali Mai Alkaila, kanë deklaruar se shkak i përfundimit të oksigjenit është mungesa e karburantit për ta furnizuar spitalin, për shkak se Izraeli nuk e lejon, raporton La Repubblica.

Më herët, një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë në Gaza tha se operacionet në kompleksin spitalor, më i madhi në enklavën palestineze, u pezulluan pasi karburanti kishte mbaruar.

Ministri tha se foshnjat vdiqën pasi në spital ishte ndërprerë energjia elektrike, i cili po përballet gjithashtu edhe me mungesë oksigjeni dhe ilaçesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *