Tjetër reagim nga DASH: Shqipëria është lidere në Ballkanin Perëndimor dhe aleate e NATO-s

“Shqipëria është lidere në Ballkanin Perëndimor dhe aleate e NATO-s”, kështu e ka nisur postimin në “Facebook” Departamenti Amerikan i Shtetit.

Pas vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Shqipëri, DASH ka zbardhur në mënyrë të përmbledhur çështjet në të cilat janë fokusuar takimet e Blinken në Tiranë.

Në njoftimin e DASH thuhet se Sekretari Blinken me Presidentin Begaj dhe Kryeministrin Rama ka diskutuar në lidhje me përparimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në komunitetin Euro-Atlantik, mbështetjen e përbashkët për Ukrainën dhe vlerësimin e SHBA për Shqipërinë që pret afganët.

“Gjatë vizitës së parë të Sekretarit Blinken në Shqipëri këtë javë, ai u takua me Presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama. Ata diskutuan përparimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në komunitetin Euro-Atlantik, mbështetjen tonë të përbashkët për Ukrainën dhe vlerësimin tonë për Shqipërinë që pret aleatët tanë afganë.”

Në fund, DASH thekson marrëveshjet që janë nënshkruar nga Blinken në Shqipëri për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“SHBA dhe Shqipëria po forcojnë marrëdhëniet. Sekretarin Blinken që nënshkroi dy marrëveshje të reja gjatë takimeve të tij që rrisin bashkëpunimin kundër dezinformimit dhe shkëmbimet arsimore përmes programit Fulbright.”

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *